Modernizimi i Forcës Ajrore/ Rama: Baza e Kuçovës kthehet në një aset strategjik të NATO-s

AKTUALITET


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu kanë inspektuar Bazën Ajrore të Kuçovës që po kthehet në një aset strategjik të NATO-s, falë investimeve në infrastrukturë, modernizim dhe trajnime.

Ai thekson se po bëhet modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, të cilët tashmë shërbejnë edhe për misione civile, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90, dhe tashmë ajo është rikthyer sërish në punë.  Rindërtimi nisi në janar të vitit 2022 pas vendimit të NATO-s marrë në 2018.

Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.  Po ashtu në bazë janë montuar edhe 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë nga shteti turk.



Skip to toolbar