Moikom Zeqo: Kriza e gjatë do sjellë vdekjen e partive të mëdha si PD e LSI

Më të fundit


Moikom Zeqo, ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se kriza e zgjatur politike mund të çojë në shkrirjen e partive të mëdha duke iu referuar PD dhe LSI. Zeqo tha se do të këtë vdekje të partive të vogla, por me shumë mundësi edhe atyre të mëdha duke u pasuar nga një klasë e re politike.

Djegien e mandateve, analisti Zeqo e cilësoi një akt ekstrem nga opozita duke shtuar se kriza nuk ka gjasa të zgjidhet shpejt dhe pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.


Mendoj se do të jetë një krizë e zgjatur. Nuk është aq shpejt e zgjidhshme, duhet të ketë një ndërhyrje ndërkombëtarësh. Ne jeni përball një kolapsi politik. Këtu nuk funksionon opozita dhe vetvetiu as qeveria.  Filloi me ekstremin e djegies së mandatave…do të kemi një vdekje partish, Mediu, Dash Shehu. Do të ketë një vdekje të partive edhe më të mëdha ndoshta edhe LSI edhe PD por do të dëmtojë edhe PS. Do të pasohet nga një klasë e re”. – tha Zeqo në një interviste televizive.

Në lidhje me shkarkimin e presidentit Meta, Zeqo tha se nuk do jetë e thjeshtë pasi proceduarat janë tepër të gjata. “E vetmja gjë që mund të përshpejtojë procesin është Gjykata Kushtetuese.’




Skip to toolbar