“Moment ‘dëshpërues’ për opozitën”/ Minxhozi: Çështja e PD duhej zgjidhur me mjete politike, jo me nene gjykate

AKTUALITET


Për analistin Skënder Minxhozi, pamjet që vinin sot nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, janë të trishta, ndërsa flasin për një moment dëshpërues të opozitës. Në studion e ABC Neës, Minxhozi u shpreh se sot kjo parti duhet të ishte unitare rreth një projekti dhe fitores në zgjedhje.

“Kjo që ne shohim është një pamje e trishtë, një moment dëshpërues për opozitën e cila do të duhet ti kishte zgjedhur problemet brenda mureve të saj dhe mos përfundonte në gjykatë. Kur familjet përfundojnë në gjykatë cështje merr nje imazh të shëmtuar, dhe të njëjtën po merr PD.


Cështja është kaq e madh sa duhej zgjidhur me mjete politike dhe jo me nene gjykatash. Sot një palë do dalë me kokën ulur e tjetra do këndojë një fitore si e Pirros. Sot kjo parti duhet të ishte unitare rreth një projekti, ndërsa sot po jetojmë një moment ku në darkë mund të ndodhemi para mundësisë që një palë kandidatësh do mbledhin cadrat e të shkojnë në shtëpi, ose të futen në sigla të tjera.

Pra, nëse sot z.Berisha do të merrte një përgjigje negative, ku do shkonte një kandidat si Belind Këllici? Pra, është një cështje kaq e koklavitur dhe afekton rezultatin e opozitës më 14 maj. PD e sotme do dalë edhe zyrtarisht e çarë, pasi u përca defacto më 8 janar. Pra, sot ajo që do dalë nga kjo gjykatë do jetë një vendim që do certifikojë carjen e partisë.”- u shpreh Minxhozi.




Skip to toolbar