Mori 4 plumba, kryeministri sllovak del nga spitali

AKTUALITET


Kryeministri sllovak Robert Fico është larguar nga një spital në qendër të vendit, ku qëndroi për rreth dy javë pasi u plagos rëndë me armë zjarri nga një shkrimtar 71 vjeçar.

Ai u transportua nga qyteti i Banska Bystrica për të vijuar trajtimin e tij në Bratislavë.


59-vjeçari u qëllua 4 herë nga një distancë e afërt në qytetin qendror të Handlova më 15 maj, teksa përshëndeti mbështetësit pas një takimi qeveritar.

Nuk është e qartë nëse Fico është vendosur në banesën e tij në Bratislavë apo është transferuar në një spital tjetër.

Politikani veteran, i cili ka shërbyer si kryeministër për më shumë se 10 nga 18 vitet e fundit, u rikthye në pushtet shtatorin e kaluar në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

Sllovakia është bërë gjithnjë e më e polarizuar muajt e fundit dhe sulmi vetëm sa ka thelluar tensionet. Sulmuesi i dyshuar, 71-vjeçari Juraj Cintula, është lënë në paraburgim i akuzuar për tentativë vrasje .




Skip to toolbar