“Mos hapni Kutinë e Pandorës”, Medvedev refuzon të flasë se kur përfundon lufta

BOTA


Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev paralajmëroi sërish perëndimin dhe Ukrainën që të heqin dorë nga furnizimi dhe përdorimi i armatimit me uranium të varfëruar në konfliktin e nisur prej shkurtit të muajit të kaluar.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus e cilëson këtë lëvizje si një hapje të “Kutisë së Pandorës” që Rusia nuk do të rrinte pa u kundërpërgjigjur.


“Ukraina duhet të mendojë mirë pasojat e përdorimit të predhave të uraniumit të varfëruar të furnizuara nga Perëndimi dhe të vendosë nëse dëshiron të hapë kutinë e Pandorës”, tha Dmitry Medvedev në një intervistë për mediat ruse.

Medvedev refuzoi si të papërshtatshme pyetjet nga gazetarët se kur mund të përfundojë lufta në Ukrainë duke shtuar se një vlerësim i tillë mund të jepej vetëm nga presidenti rus Vladimir Putin.

Uraniumi i varfëruar është materiali që lihet pasi pjesa më radioactive e uraniumit, që njihet simbolikisht si U-235- hiqet nga hiqet nga minerali natyror i uraniumit. U-235 siguron karburantin e përdorur për prodhimin e energjisë bërthamore dhe shpërthimet e fuqishme të përdorura në armët bërthamore.

Megjithatë, DU është më pak radioaktiv dhe kryesisht emeton grimca alfa, që nuk kanë energji të mjaftueshme për të depërtuar në lëkurë, kështu që ekspozimi jashtë trupit nuk konsiderohet si rrezik serioz. Megjithatë, nëse gëlltitet apo thithet përmes frymëmarrjes.

Sipas Institutit të OKB-së për Hulumtimin e Çarmatimit, municionet me uranium të varfëruar nuk mund të konsiderohen si armë bërthamore. Uraniumi i varfëruar nuk i plotëson përkufizimet ligjore të armëve bërthamore, radiologjike, toksinike, kimike, helmuese ose ndezëse.




Skip to toolbar