‘Mos hidh mbeturinat kudo’, zbardhet sherri mes dy kosovarëve në Shëngjin! Njëri përfundoi në spital i plagosur me thikë

AKTUALITET


Sherri për mbeturinat u bë shkak për plagosjen me thikë të 59-vjeçarit Selim Bllaca mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kunës në Shëngjin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autori dhe i plagosuri ishin banues në të njëjtin pallat, ndërsa ky i fundit ishte administrator dhe kujdesej për objektin ku ata jetonin në Shengjin gjatë stinës së verës.


Sipas burimeve debati mes tyre kishte lindur që në orët e paradites të së enjtes, pasi 59-vjeçari Selim Ballaca i kishte kërkuar fqinjit të tij Hazir Berisha që të mos i hidhte mbeturinat vend e pavend.

Kjo solli debate mes tyre te cilat agravuan në orët e mbrëmjes, ku fillimisht u përplasen fizikisht me njëri tjetrin e me pas 66-vjeçari Berisha e ka goditur me thikë.




Skip to toolbar