Moska dëbon diplomatët e disa shteteve europiane, mbështetën Navalnyn

BOTA


Rusia zyrtarisht ka dëbuar diplomatët nga Gjermania, Suedia dhe Polonia.

Ministria e jashtme e Rusisë tha në një deklaratë se diplomatët e BE-së “morën pjesë në protesta të paligjshme” të mbajtura në mbështetje të kritikut të Putinit, Aleksei Navalny.


Njoftimi erdhi të premten, disa orë pasi shefi i punëve të jashtme të BE Josep Borrell u takua me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme suedeze ka mohuar që diplomati i saj të ketë marrë pjesë në ndonjë demonstratë. Më shumë detaje për çështjen pritet të dalin në vijim.




Skip to toolbar