Moti i keq në Bosnje-Hercegovinë, 22 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

AKTUALITET


Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnje-Hercegovinë është rritur në 22, ndërsa ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të 6 personave të zhdukur, sipas raportit të fundit të autoriteteve.

Për shkak të reshjeve të dendura të parashikuara nga meteorologët, Shërbimi i Mbrojtjes Civile dje urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të zonave të Jabllanicës dhe Konjiqit, të cilat janë prekur rëndë nga moti i keq.

“Numri i të vdekurve në kantonin Hercegovinë-Neretva është 19,” njoftuan autoritetet lokale. Tre persona të tjerë u gjetën të vdekur në Bosnjën qendrore.



Skip to toolbar