Moti i keq përfshin Italinë, përmbytje të mëdha në ishullin Elba, shpëtohen banorët

BOTA


Moti i keq ka goditur mbrëmë ishullin Elba, i cili ndodhet përballë bregdetit të Toskanës.

Zjarrfikësit janë mobilizuar menjëherë për të shpëtuar dhjetëra banorë, të cilët nuk kanë mundur të largohen nga banesat e tyre pasi niveli i ujit për shkak të shiut të pandërprerë ka ardhur vazhdimisht në rritje.

Spitali i ishullit u mbyll për shkak të rrugëve të përmbytura, ndërsa shumë makina u përfshinë nga ujërat e vrullshëm. Njëzet e tetë shoferë, të bllokuar brenda makinave të tyre, u shpëtuan falë ndihmës së zjarrfikësve dhe anëtarëve të Mbrojtjes Civile.



Skip to toolbar