“Mundësi reale për negociata me SHBA”, Teherani kërkon që Washingtoni të shmangë kërcënimet

BOTA


Vetëm disa orë përpara nisjes së bisedimeve të nivelit të lartë që do të mbahen të shtunën në Oman, Irani ka deklaruar se synon ti jap një shans real bisedimeve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e Teheranit zyrtar vjen pasi Donald Trump kërcënoi me bombardime nëse këto bisedime diplomatike do të dështonin.

Shtetet e Bashkuara presin që në bisedimet me Iranin të arrijnë një marrëveshje që Teherani të pezullojë zhvillimin e programit të tij bërthamor. Nga ana tjetër Irani pret që Washingtoni të heq sanksionet mbi naftën Iraniane dhe tregtimin e produkteve të tjera në mënyrë që vendi i Lindjes së Mesme të përfitojë ekonomikisht.

Pavarësisht faktit se Irani tha se kërkon t’iu jap një shanc real bisedimeve me Shtetet e Bashkura të Amerikës, Teherani thotë se ka vendosur kushte strike mbi këto bisedime. Këto kushte përfshijnë faktin që Shtetet e Bashkuara nuk mund të ulen në tryezën e negociatave dhe të përdorin një gjuhë kërcënuese ndaj tyre apo të bëjnë kërkesa të tepërta në lidhje me prograimin e tyre të mbrojtes, prodhimit të raketave balistike si dhe të programit të tyre bërthamor.

Në negociatat e te shtunes ne Oman, Delegacioni Amerikan do te kryesohet nga I deguari i Shtepise se Bardhe per Lindjen e Mesme Steve Witkoff ndera Irani nga Ministri I tyre I Jashtem.

Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk janë angazhuar në bisedime të drejpërdrejta të nivelit të lartë që nga nënshkrimi I një marrëveshje të rëndësishme për armëtbërthamore në vitin 2015, marrëveshje kjo e nënshkuar nga ish presidenti Barack Obama. Në vitin 2018, përgjatë mandatit të tij të parë presidencial Trump e hodhi poshtë këtë marrëveshje duke pershkallezuar me tej tensionet mes dy vendeve, nderkohe qe Washingtoni shtoi presionin maksimal ekonomik ndaj Teheranit.



Skip to toolbar