Mungoi gjyqtari/ Shtyhet seanca e ish-ministrit Saimir Tahiri

AKTUALITET


Mungesa e gjyqtarit të çështjes, Elton Frashëri ka bërë që të shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gazetarja e ABC Neës, Edisona Skënderi, tha se vendimi për shtyrjen e seancës është konfirmuar nga avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia.

Tahiri ka kërkuar ulje të dënimit me 1 vit e 6 muaj burg pasi pretendon se gjatë periudhës kur ai ka kryer shërbimin e provës, ka shlyer 1.6 vjet nga dënimi që shqiptoi Gjykata e Apelit.


Kujtojmë se edhe seanca e 10 ditëve më parë u shty pasi prokurori i çështjes kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me detajet e dosjes, që ka paraqitur pala mbrojtëse e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.




Skip to toolbar