Murrizi: Nëse do hapeshin dosjet, do të kishim zgjedhje të reja në shtator

Më të fundit


Deputeti Myslim Murrizi tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se do vazhdojë aksionin politik, pavarësisht se nuk e fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Murrizit, nëse do të dorëzojnë mandatet të gjithë të listuarit në listë dhe nëse do të hapen dosjet, Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të reja në muajin shtator.


“Aksioni ynë politik dështoi, pasi kishte spiunë brenda. Pse duhet të votojmë ne ish-sigurimsa? Po të kishin pasur dosjet e pastra këta që quhen si baballarët e popullit, do të kishin dezdis dynjanë mo, po c’të bëjnë. Më rezultojnë se mbi 4700 shqiptarë kanë vërshuar në ambasada më 2 korrik 1990. Për mua komunizmi mori fund më 2 korrik 1990. Nuk është ndarë realisht Shqipëria nga komunizmi, pasi kemi kudo sigurimsa. Nuk do të lë rehat, tani si kryetar i një partie politike, do të zgjedh 60 kandidatët e ardhshëm, do bredh në të gjithë Shqipërinë. Do të luaj fort. Do të qartësoj veten, por edhe nismëtarët për krijimin e partisë, për të parë sa më kanë votuar. Do përpiqem të bëjë shqiptarin “grindavec” ndaj dyshes. Nëse do të dorëzojnë mandatet të gjithë të listuarit në listë dhe nëse do të hapen dosjet, ne do të bëjmë zgjedhje të reja në shtator. Me këtë, ngelen ose jo 15 deputetë”, tha Murrizi.




Skip to toolbar