Murrizi sulmon Bashën: Ke një vit që nuk proteston, ta blejnë heshtjen me tenderat e rindërtimit

AKTUALITET


Deputeti Myslim Murrizi tha sot në Kuvend se Partia Demokraitke ka që në 23 qershor 2019 pa protestuar.

Ligjvënësi i djathtë tha se Lulzim Basha po pret rotacionin pa zgjedhje, pasi sipas tij, ekziston pretendimi se qeveria ndryshohet çdo 8 vite.


Duke iu drejtuar mazhorancës, Murrizi tha: “U jepni tenderat e rindërtimit të tërmetit. I jepni dy vila vëllait, baxhanakut apo kunatit dhe i thoni; Thuajini atij të na lejë të qetë. Edhe ka që në 23 qershor që nuk bën asnjë protestë” – tha Murrizi sot në Kuvend.




Skip to toolbar