Nallbati, boksier me imunitet/ Dhuna ndaj shoferit, lirohet vëllai i deputetit të PD

AKTUALITET


Ndonëse me zë e figurë, fillimisht ne pamje e me pas edhe ne konference per shtyp, pranoi se ka qenë ai autori I dhunës ndaj një shoferi në Devoll, kjo nuk ka mjaftuar për policinë e Korçës per te  ngritur procedim ndaj deputetit Bledion Nallbati.

Në këto pamje shihet qartë dhuna e ushtruar nga Bledion Nallbati ku godet me grushta shoferin, ndërsa deputeti demokrat ndihmohet edhe nga i vëllai.

Nallbati dhe dhuna kanë ecur bashkë prej vitesh. Që në vitin 2020 kur dhunoi primaret në Devoll, për t’u futur në listën e deputeteve të Bashës.

Më pas u bë kamikaz i Berishës, dhe u bë i famshëm pasi goditi me dhunë, deputetin me paqësor në Kuvend, socialistin Vullnet Sinaj.

Por tani Nallbati i është rikthyer dhunës nëpër rrugë, së bashku me vëllain e tij me precedentë.

Pak ditë më parë, policia e Korçës për dhunën e ushtruar ndaj drejtuesit të kamionit, vuri në pranga Alti Nallbatin, vëllain e deputetit dhunues, por të martë, edhe ate, gjykata vendosi ta lërë në detyrim paraqitje.

Pra, në Shqipëri nëse je deputet, njerëzit duhet t’u ruhen atyre, në rrugë apo në kafe. Ata mund të na dhunojnë, kurse ne jo. Në vetëm mund t’i votojmë./abcnews.al



Skip to toolbar