Nardi tall Bashën: S’ia ka haberin as për këngë e as për humor

AKTUALITET


Nard Ndoka, i cili është personazh i preferuar i faqeve i rrjeteve sociale që bëjnë meme humori dhe njihet për batutat “filozofike”, këtë herë ka folur për aleatin e tij, kreun e PD-së, Basha duke thënë se ai s’di as të këndojë dhe as të bëjë humor. Ndoka ka qenë i ftuar në “Late Night Show” të Kastro Zizos ku është pyetur se çfarë defekti ka Basha. Përgjigja e tij ka qenë kjo, ndërsa ka shtuar se e rëndësishmë është që Basha të dijë të qeverisë.

 “Më pëlqen humori, është në AND-në time. Me kë të bëj humor, me Edi Ramën që qeshin njerëzit me zor?  Luli se ka idenë fare por ky… Luli nuk ka lidhje me humorin. Humori është dhunti nuk mund ta bëjë çdo njeri.  Dhe nuk i kërkojmë atij as humorin, as të këndojë, i kërkojmë të jetë një lider i përgjegjshëm.


Të paktën ka formim europian, ndryshe nga kundërshtari i tij, është lider që sjell shpresë, përcjell mirësi, mendon pozitivisht. Më thonë çfarë defekti ka Luli?

I them nuk di me këndu. Por të paktën të dijë me qeveris, kjo ka rëndësi. Ky tjetri i bie dajres por nuk di të qeverisë”, tha Ndoka, i cili ka qenë aleat herë me Ramën, e herë me Bashën, ndërsa shumë herë spikat për thëniet e tij që më pas kthehen në meme në rrjetet sociale.




Skip to toolbar