Nasip Naço: LSI parti eksperimentale, donte vetëm Bashën kryeministër

Më të fundit


Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Qarkun e Beratit, Nasip Naço, në të kaluarën pjesë e LSI dhe ish-ministër Drejtësie, tregoi se përse zgjodhi që të kalojë nga LSI për PS.

Naço theksoi se e gjitha nisi me Reformën në Drejtësi dhe hezitimin e tyre për ta votuar. Ai tha se me të vërtetë e dogji mandatin e LSI, por e dogji sepse nuk ndihej i përfaqësuar.


Naço akuzoi se në kohën që ishte ministër Drejtësie e bënte raporte për gjyqtarë të korruptuar, të nesërmen i shihte të ulej me zyratë të LSI. Ai tha ndër të tjera, se LSI është parti eksperimentale.

“Falenderoj Ramën që më hapi dyert e PS. Problemet e mia kanë qenë me lidershipin. Ata thoshin që Lul Basha gënjen për orën dhe sot thonë që do e bëjmë kryeministër. Parti që ditët e fundit bënte eksperimente politike të dështuara. Dy fjalë do e them, pse ika? Nuk pranuan të vazhdonte koalicioni me PS, nn 2017. Pra një parti me 20 deputetë që s’kishte partner, por me qëllim të bënte Lulin kryeministër. Thanë që do të dalim nga Parlamenti për të rrëzuar Ramën, dola dhe unë, sepse nuk isha dakord. Një mik më tha, Nasip mirë bëre që erdhe sepse na ishit bërë ju të LSI si guri në këpucë. Unë e falenderoj Ramën sepse më ka mbështetur në Reformën në Drejtësi. Çfarë ndodhte, nëse kërkoja për një gjyqtar, që kishte pasuri shumë milionë dollarësh ditën tjetër i shikoja në tavolinë me ta. Nuk mund të vazhdoja më, falenderoj zotin Rama për Reformën në Drejtësi, do të jem në krah të tij me të gjithë. Unë kam bërë vetëm do të hedh sytë nga Skrapari, mbështetja juaj për PS do të thotë që Skrapari do të kthehet në kantier ndërtimi. Unë kam një premtim për kolegët e mi të djeshëm, po të shohësh asnjë kandidat i LSI nga 2017 nuk është, sepse është eksperiment i dështuar. Qëllimi im është që të bashkoj të gjithë ata që formojnë Skraparin, i kam borxh PS që i kam hequr vota në vitet e kaluara, por do ia kthej këtë borxh Ramës”, u shpreh Naço.




Skip to toolbar