Nata e ndërrimit të viteve, 3 persona të vdekur nga fishekzjarret në Gjermani

BOTA


Tre persona kanë humbur jetën në Gjermani, nga shpërthimet e fishekzjarreve, me rastin e ndërrimit të vitit.

Forcat e përforcuara të policisë dhe zjarrfikësve në të gjithë vendin janë në gatishmëri që prej pasdites së djeshme.

Deri më tani, të paktën 8 të lënduar të tjerë janë raportuar në incidente të ngjashme.

Dhjetëra mijëra policë dhe zjarrfikës janë në terren, kryesisht në qytetet e mëdha gjermane, për të garantuar sigurinë.Konkretisht, më shumë se 4,000 oficerë policie dhe 1,500 zjarrfikës u vendosën në Berlin, ndërsa 7,500 oficerë policie janë në rrugët e North Rhine-Westphalia.



Skip to toolbar