“Navalny mund të ketë qenë i mbështetur nga CIA”, Gjoka-Meçollarit: Ishte opozitar i vërtetë

Më të fundit


Kapiten Artur Meçollari, ka deklaruar në emisionin “Real Story” se lideri i opozitës ruse Alexey Navalny, i cili vdiq më 16 shkurt, ka hipoteza që ka qenë i mbështetur nga shërbimet sekrete perëndimore, ku përfshihet edhe CIA dhe britanikët.

Sipas tij, Navalnyt i veshin një lloj elementi spiunazhi për të relativizuar rolin e tij, ai ishte simboli i opozitës ruse.


Ndërsa, ish ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Sokol Gjoka ka thënë se Navalny ishte opozitar i vërtetë, pavarësisht se ishte në burg, fryma e tij ekzistonte.

Mecollari: Ka hipoteza që ka qenë i mbështetur nga shërbimet sekrete perëndimore, ku përfshihet edhe CIA dhe britanikët. Jemi në një situatë që ai ka qenë një njeri opozitar, dhe sistemet perëndimore mbështesin në përgjithësi këto organizata që krijojnë një hapsirë për popullsinë për të drejtat, pra është një mbështetje që bëhet në mënyrë ligjore nga Perëndimi. Por cështja është që atij i veshin një lloj elementi spiunazhi për të relativizuar rolin e tij. Duke i vendosur disa elementë të tjerë si psh, nuk ishte kreu i opozitës, në fakt ai ishte simboli i opozitës ruse. Por vrasja e tij në fakt, më tepër se vrasja e një person ka të bëjë me dhënien e një mesazhi. Rusia, pavarësisht informacionit të dobët që kemi për Rusinë si një vend i mbyllur, Rusia gjendet në vitin e dytë të luftës në Ukrainë. Dhe kjo ka krijuar lodhje jo vetëm për Ukrainën por edhe për vetë Rusinë. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë një test i vullnetit mbi lodhjen që është krijuar. Të vrasësh kundërshtarin tënd më të fortë do të thotë të krijosh një frikë të jashtëzakonshme.

Gjoka: Janë dy kandidatë, ndërkohë që disa të tjerë u skualifikuan sipas metodave që përdor komisioni atje i dirigjuar që gjejnë artifica dhe i përzënë. Navalny ishte opozitar i vërtetë, pavarësisht se ishte në burg, fryma e Navalny ekzistonte. Pavarësisht se ishte në burg mesazhet e tij përcoheshin.




Skip to toolbar