Analisti Mentor Nazarko thotë se nga afrimi i SHBA me Rusinë mund të përfitojë Kosova. I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ai tha “se sa më shumë shtyhet koha, aq më shumë mund të përkeqësohet pozita e saj.”
“Presidenti më pro rus në historinë e afërt të Amerikës ka qenë Obama. Lejoi pushtimin e Krimesë. Kurse Trump në mandatin e parë njihet për kërkesën e arrogante që i bëri shteteve të Evropës për të rritur kontributin për NATO-, për të shkëputur varësinë nga gazi rus. Amerika është brenda të drejtës që ta shohë Kinën si rrezik kryesor dhe në këtë kuadër është e pritur të ulë tensionet me Rusinë. Nga këndvështrimi i interesave shqiptare, duhet çmontuar ky lexim qesharak, sipas të cilit afrimi i Amerikës me Rusinë është diçka që dëmton interesat shqiptare.
Pse mendoj se nga afrimi ruso amerikan fiton kombi shqiptar dhe Kosova? Sepse nuk mund të hyjë dot në OKB pa votën ruse. Vetë rusët kanë thënë në 2010 që nëse Kosova me Serbinë bien dakord për pavarësinë, ne kemi dakord. Nuk ka pasur qëndrim radikal ruso kundër pavarësisë së Kosovës. Vetëm politikanët dritëshkurtër që ka edhe në opozitën e Kosovës, e shikojnë si të pashpresë pozitën e Kosovës për të hyrë në OKB për shkak të vetos ruse. Paqja ruso ukrainse me ndërmjetësimin amerikan do të krijojë skenarë që favorizojnë Kosovën. Që zonat ruse të përdoren si precedentë për të legalizuar më në fund në OKB pozitën e Kosovës. Kjo u duk edhe në fund të mandatit të parë.
Negociatat Thaçi-Vuçiç patën intensifikim, patën përmirësim cilësor. Dhe atë takim ndonëse në këmbë e komentoi vetë Peskov dhe burimet thanë se rusët asokohe i kishin shkelur syrin ndërmjetësimit amerikan duke i thënë legalizoni Krimenë dhe ne iu lëmë dorë të lirë për Kosovën. Për të treguar se këto janë vegime të çmendura që janë prodhuar që vijnë nga qasja tradicionale. Rusia ka qenë dhe mund të jetë armiku kryesor kombëtar por sheh interesin e vet dhe ne duhet të shohim interesin tonë.”, tha Nazarko.