Ndahet nga jeta Aneta Rama, kryeministri: Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë

AKTUALITET


Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama. Lajmi është bëri i ditur nga vetë kryeministri me anë të një postimi në Facebook.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan Edi Rama.


Më 4 korrik, gati një muaj më parë, në ditëlindjen e tij, Rama postoi foton e fundit me nënën e tij, ku bashkëngjitur shkroi: “Me gruan që më dha jetën”.




Skip to toolbar