Pas arrestimit te drejtuesit te prokurorise se Vlorës Aurel Zarka I cili është lënë në burg me akuzën e ndërhyrjes në dosjen “Toyota Yaris”, SPAK vijon veprimet hetimore dhe mbledhjen e provave per zyrtare te tjere te drejtesise qe mund te jene implikuar ne te njejten dosje.
Nga ana tjeter mesohet se oficere te Byrose Kombetare te Hetimit, kane vijuar me kontrolle, por edhe me sekuestrim te dosjeve ne prokurori dhe gjykata qe mund t’i vijne ne ndihme hetimit.
Nuk dihet ende se cfare dosjesh jane sekuestruar, por mesohet se ne komunikimet mes Zarkes dhe 3 personave te tjere jane zbardhur biseda ku flasin per dhenie te shumave monetare me qellim lehtesimin e akuzave per pesona te perfshire ne veprimtari kriminale.