Kryetari i partisë “Besa” dhe njëherësh kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami në një intervistë në “Real Story” në ABC News, foli për ndërhyrjet politike të kryeministrit të Kosovës, në Tiranë dhe në Shkup. Gjatë intervistës, ai u ndal tek situata politike në Maqedoninë e Veriut dhe situatën e opozitës shqiptare. Kasami u shpreh se kryeministri Kurti mundësoi bashkimin e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Lideri i vërtetë e çon popullin atje ku duhet jo atje ku do populli. Shqiptarët e RMV kanë një lidhje më emocionale me shqiptarët e Kosovës. Kufijtë e bënë të vetën me shqiptarët e Shqipërisë. Ideja e Vetëvendosjes për këtë arsye ngjizi më shumë në RMV se në Shqipëri.
Nuk them se është normale, dhe nuk duhet të jetë kështu, por në kohën kur ishim në opozita, katër parti politike, në kohën kur Edi Rama shumë afër bashkëpunonte me Ahmetin dhe Grupin, nuk kohën kur e kishin të vështirë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në opozitë e kishin të vështirë bashkëpunimin, Kurti doli në ndihmë të shqiptarëve, ishte një ndër të cilët mundësoi bashkimin e opozitës. Nuk po them se kush ishte gabim dhe kush jo, por po them që një realitet dhe se kush është realiteti. Sot po them që shqiptarët duhet të bashkëpunojnë institucionalisht mes veti,.
Kur them institucionalisht them që Kryeministri i Shqipërisë, Presidenti i Shqipërisë, duhet të kujdeset për të gjithë shqiptarët edhe në Kosovë edhe në RMV. Kur flas për të gjithë shqiptarët nuk flas vetëm për koalicionin qeverisës në moment. Zoti Rama kur bashkëpunon me shqiptarët duhet të bashkëpunojnë edhe me pozitën dhe me opozitën. Zoti Rama duhet të gjejë mënyrën e komunikimit me qeverinë e Kosovës dhe mbledhja e fundit ishte një sinjal i mirë që duhet përcjellë me veprime. Ne si shqiptarë për çështje kombëtare duhet të tejkalojmë ndasitë rajonale dhe politike dhe këtu nuk do vlerësoj ka qenë gabim apo jo që ka ndodhur, por ishte e domosdoshme…Por flasim për një situatë që ndonjëherë edhe veprimet e gabuara nëse japin rezultate të mirë janë të mirëseardhura”, tha ai.