Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare, ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini. Prej kohësh Sejdini vuante nga një sëmundje e rëndë.
Qazim Sejdini ka qëndruar në krye të Bashkisë Elbasan për 3 mandate nën siglën e Partisë Socialiste.
Ai vendosi që të mos kandidonte më për kryebashkiak në zgjedhjet vendore të 2019.