Ndërron jetë një nga njerëzit më të pasur në botë

BOTA


Jim Simons, bashkëthemelues i Fondacionit Simons dhe pionier në financë dhe matematikë, vdiq të premten në moshën 86-vjeçare në New York, shkruan Reuters. Simons, i njohur për kontributin në investimet sasiore [modele dhe algoritme matematikore për të përcaktuar mundësitë e investimit], ishte pionier në botën e financave në vitet 1980.

Ai përdori teknologjinë më të fundit dhe inteligjencën artificiale për të revolucionarizuar tregtinë dhe për të arritur rezultate superiore në treg.


Përveç arritjeve në financa, zbulimet matematikore të Simonsit hapën rrugën për përparime të rëndësishme në fusha të tjera të ndryshme, përpara se të vendoste ta kthente vëmendjen te filantropia. Kishte pasuri rreth 30 miliardë dollarë, duke e bërë njeriun e 52-të më të pasur në botë.




Skip to toolbar