Ndërron jetë papritur Enver Sheshi, i arrestuari për inceneratorin e Fierit 

AKTUALITET


Enver Sheshi, një nga personat e arrestuar për inceneratorin e Fierit, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.

Raportohet se Enver Sheshi u dërgua nga burgu 313 në Urgjencën e QSUT-së për shkak të komplikacione shëndetësore.


Pak minuta më vonë, Sheshi ndërroi jetë, dyshohet për shkak të arrestit kardiak. Por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Enver Sheshi është 1 nga 11 personat e akuzuar nga SPAK për inceneratorin e Fierit. Nga 11 të akuzuarit, 6 janë në kërkim dhe 5 të arrestuar, mes të cilëve ishte edhe Enver Sheshi.




Skip to toolbar