‘Ndërtim difektoz i mandatit të tretë’, Minxhozi: Rama po e menaxhon keq dhe me arrogancë krizën e çmimeve

Më të fundit


Gazetari Skënder Minxhozi e ka gjykuar si totalisht të drejtë qëndrimin e shqiptarëve në lidhje me tematikën e sondazhit, ku u pyetën në lidhje me qeverisjen e vendit.

Ai tha se Rama mund të ketë menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme pandeminë dhe tërmetin, por menaxhimi i krizës së rritjes së çmimeve është totalisht difektoz.


Ai tha se Rama po fut duart në xhepat e shqiptarëve dhe se ka shumë faktorë që e kanë bërë padurueshme dhe antipatike qeverinë.

Skender Minxhozi: Unë nuk guxoj ti dal kundër Zaloshnjës sepse e kam bërë në të shkuarën dhe ai ka fituar. Unë e besoj Zaloshnjën edhe pa parë shifrat, sepse tha me të drejtë Karlo që tha është në vitin e nëntë. Ka disa faktorë që e kanë bërë të padurueshme dhe antipatike qeverinë. Rama po e organizon mandatin e tretë totalisht difektoz sipas mendimit tim, ai lufton sa herë që del me gazetarët. Ka ndërtuar një ekzekutiv që është më pak cilësori i viteve të fundit. Ka krijuar një efekt kaskadë çmimesh. Ajo që nuk bën sens në këtë mes është se Rama ka menaxhuar shumë mirë deri më sot dy fatkeqësi, për tërmetin dhe pandeminë e tashmë njihet si mjeshtri i katastrofave. Por ai po dështim me krizën e ekonomike pasi mund të them se po fut duart në xhepat e njerëzve. Mbulimi financiar gjatë verës nuk funksionoi, qeveria caktoi një bord dhe premtoi se nuk do të ndryshonte taksat por çmimi i naftës është ndër më të lartët në rajon. Nga 1 tetori do të preket edhe energjia elektrike dhe skemat që unë kam parë nuk të lënë farë optimist. Mendoj se ky është një menaxhim difektoz i kësaj krizë që është më e rëndë se pandemia dhe tërmeti.




Skip to toolbar