Ndërtimi i HEC, përplasje në Tepelenë, dhunohet Auron Tare

AKTUALITET



Banorët e Bënçës në Tepelenë kanë protestuar sot kundër ndërtimit të një HEC-i dhe një fabrike asfalti (bitumi), që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë-Kurvelesh.

Banorët janë përplasur me punonjësit e firmës, që po kryen ndërtime.


Me mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit, banorët e kësaj zone kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime, duke cënuar ndjeshëm, sipas tyre, cilësinë e jetës së këtyre banorëve.

I pranishëm sot në protestë ka qenë edhe eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, i cili gjatë përplasjes, është dhunuar nga punonjësit e firmës, por që fatmirësisht nuk ka dëmtime të rënda. Më pas i është drejtuar komisariatit për të bërë denoncim.