Ndryshime në qeveri/ Ceno Klosi emërohet zv.ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Dorian Tola zëvendësministër i Mbrojtjes

AKTUALITET


Këshilli i Ministrave miratoi sot emërimin e Ceno Klosi si zv.ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Dorian Tola si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe Niko Hyka si zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

EMËRIM NË DETYRË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ceno Klosi emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

*** V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Dorian Tola emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.




Skip to toolbar