Ndryshimet në ligj, Koçiu: Tavan orësh pune për mjekët që punojnë në shtet dhe privat

AKTUALITET


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka thënë se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të mbajtur ditën e sotme është miratuar një ndryshim në ligjin për Urdhrin e Mjekëve. Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu ka theksuar se ky ndryshim ka të bëjë me garantimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët që i drejtohen strukturave publike shtetërore.

Albana Koçiu: Miratuam një ndryshim në ligjin për Urdhin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë. Qëllimi i ndryshimeve në këtë ligj ka të bëjë me atë që është interesi primar i qytetarëve, garantimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët që i drejtohen strukturave publike shtetërore.

Për të garantuar një balancë mes interesit primar të qytetarëve dhe interesit të mjekëve dhe strukturave publike shëndetësore që është shmangia sa më shumë të jetë e mundur e konfliktit të interesit në rastin e çdo profesionisti të mjekësisë që punon në strukturat publike.

Ndryshimet që kemi propozuar në ligji dhe që u miratuan sot, kryesisht konsistojnë në bërjen publike të informacionit për të gjithë profesionistë e shëndetësisë që punojnë në strukturat publike sa i përket angazhimeve të tyre edhe private. Ndryshim tjetër është edhe miratimi i një regjistri elektronik publik që do të garantojë transparencë.

Kemi vendosur një tavan të orëve të punës, ku një mjek që punon në sektorin publik, mund të angazhohet privatisht. Të gjitha këto ndryshime vijnë dhe në vazhdën e Reformës së Autonomisë Spitalore. Një reformë që do të ndryshojë mënyrën e shërbimit në kujdesin shëndetësor. Drejtuesit e institucioneve publike shtetërore e kanë të ndaluar të kenë dhe të drejtojnë klinika private duke qenë titullarë njëkohësisht në strukturat shtetërore dhe në ato private.



Skip to toolbar