Në akuzë për armëmbajtje pa leje/ Shtyhet seanca ndaj Fatjon Muratit dhe Kristian Gjinit

AKTUALITET


Në Gjykatën e Tiranës është shtyrë një seancë gjyqësore që ishte parashikuar për Fatjon Muratin, në lokalin e të cilit në ‘Don Bosko’ u bë një masakër disa ditë më parë. Në seancë për Muratin dhe Kristian Gjinin të akuzuar për ‘armëmbajtje pa leje’ sot priteshin konkluzionet e prokurorisë mungonte avokatja e Kristian Gjinit. Avokati i Fatjon Muratit ishte i pranishëm seanca e radhës u la për më 29 mars.

Ndërkohë që mësohet se disa javë më parë Fatjon Murati kishte kërkuar nga prokurori leje një mujore të dilte në orën 8 nga shtëpia dhe të kthehej në orën 20 për arsye shëndetësore  pasi do të kryente disa ekzaminime kërkesë që i është refuzuar. 





Skip to toolbar