Është arrestuar këtë të shtunë Astrit Avdylaj. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Renvansh”, i SPAK.
ABC News mëson se Avdylaj është arrestuar, ndërsa ishte në banesën e tij në Shijak.
Astrit Avdylaj, një personazh i njohur po policinë. Avdylaj është kreu i bandës kriminale të ‘”Avdylajve” në Shijak si dhe i njohur për lidhjet që ka ai në Durrës.