Një e moshuar, e cila prej 3 ditësh ishte shpallur e zhdukur është gjetur e mbytur në liqenin e Prespës. Mësohet se 75-vjeçarja jetonte e vetme në banesën e saj dhe prej 3 ditësh nuk kishte asnjë informacion për të.
Mëngjesin e sotëm, pas kërkimeve të emergjencave të bashkisë, zjarrfikëses dhe policisë, u gjet një trup i pajetë në liqenin e Prespës, që dyshohet të jetë i të moshuarës.
Në vendin e ngjarjes shkuan ekspertët të cilët do të zbardhin rrethanat, ndërsa trupi i saj do ti nënshtrohet autopsisë.