Në kërkim si pjesë e një grupi kriminal, kapet në Rinas 32 vjeçari nga Maqedonia e Veriut

AKTUALITET


Një pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, në Strugë është arrestuar në aeroportin e Rinasit me qëllim ekstradimin në Maqedoninë e Veriut.

I arrestuar është 32 vjeçari i identifikuar si Valmir Etemi, lindur dhe banues në Strugë, Maqedonia e Veriut.  


“Ky shtetas akuzohet se gjatë vitit 2023, ka qenë njëri nga organizatorët e një grupi kriminal në Strugë, me aktivitet prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis.

Lënda narkotike blihej nga bashkëpunëtorët e shtetasit V. E. dhe më pas shitej në Strugë, kryesisht në vende të përcaktuara” informoi sot policia e shtetit. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Zyra e Prokurorit Publik për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin në Maqedoninë e Veriut me vendimin e datës 20.12.2023, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut.     




Skip to toolbar