Në Shkup protestohet kundër propozimit francez: S’njeh gjuhën tonë

BOTA


Për të tretën natë me radhë me mijëra qytetarë protestuan në Shkup duke kundërshtuar propozimin francez për heqjen e vetos bullgare, çka do t’i hapte rrugë nisjes së negociatave së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Protestuesit qëndruan para godinës qeveritare, ku rrëzuan mbrojtëset metalike gjuajtën edhe me sende të ndryshme; letra tualeti, vezë, shishe plastike etj.


Ata brohorisnin duke kënduar këngë patriotike si dhe sloganin e këtyre protestave ‘Ultimatum-jo faleminderit”.

Protestuesit qëndruan para godinës se Qeverisë ku iu bashkua edhe lideri i opozitës VMRO-së Hristijan Mickoski, i cili tha se ky është një mashtrim i qeverisë që nuk po e mbron gjuhën maqedonase. Qytetarët me pas u zhvendosën edhe para parlamentit ku edhe aty nuk i ndalen thirrjet.

Protestuesit besojnë se propozimi francez nuk  njeh gjuhën e as historinë maqedonase.

Ata shprehen se do të vijojnë të dalin sërish në rrugë derisa qeveria të mos e pranojë propozimin




Skip to toolbar