“Në shtator rinisim turin në Diasporë”/ Asambleja, Rama: Do përgatitemi për takim në SHBA

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama thotë se ka pasur zhvillime pozitive me organizimin e Partisë Socialiste në emigracion.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se në shtator do të rinisë turi me diasporën, teksa shtoi se do të ketë takim edhe në SHBA.


Ndërkaq, Kongresi i PS pritet të zhvillohet më 20 korrik.

“Dy fjalë për përmbajtjen e Kongresit. Kongresi do të duhet të trajtojë dhe një pasqyrë të gjendjes së përgjithshme në vend duke projektuar punën për mandatin e katërt, një pasqyrë përmbledhëse në raport me Shqipërinë e vitit 2030, ku jemi dhe ku do të mbërrijmë. E treta, do paraqesim platformën e re e zgjedhjen të deputetëve. Po ta kujtojmë nga zgjedhjet e shkuara, ne krijuam një platformë digjitale të quajtur, ‘deputeti që duam’ dhe disa nga të rinjtë që u paraqitën në atë platformë u bën dhe pjesë e listave tona zgjedhore, por në zgjedhjet e ardhshme platforma do të jetë më e gjerë. Këto ishin pikat kryesore unë do të doja të ndaja me ju.

Dua të theksoj se janë faktikisht, 156 anëtarë dhe anëtare të Asamblesë Kombëtare që do zgjidhen nga Kongresi, edhe në Asamble, një pjesë janë anëtarë eksoficio, janë kryetarë bashkish, deptuetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. 156 do të zgjidhen me votë në Kongresin e ardhshëm zgjedhor, ambicia e kthyer në kriter, ¾ e tyre duhet të jenë per herë të parë në Asamblenë Kombëtare Ka pasur zhvillim pozitiv edhe me organizimin e PS në emigracion. Kemi zhvilluar dy takimet e para të trurit të dakordësuar për të takuar shqiptarët e Europës dhe jo vetëm. Në Greqi dhe në Itali, takimi nuk ka qenë thjesht një qëllim në vetvete, as thjesht një takim pa vazhdim, por ka qenë edhe një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës, përtej mureve të sallës, ku ka filluar një punë domethënëse për të rienergjizuar tërësisht rrjetin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të PS.

Turi do të vazhdojë në shtator, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër, u bë problem marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Një një situatë zgjedhore, ishte normale të shmangnim një takim, sidoqoftë është takim politik. Po kështu, duke qenë se parashikimi apo përgatierja për të bërë takimin e Dyseldorfit, shumë afër me ndeshjen e skuadrës kombëtare, nuk donim të krjonim ide të përzierjes së dy gjërave. Në shtator do të marrim përsëri turin dhe do të zhvillojmë takimet e Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Do përgatitemi për një takim në SHBA”, theksoi ai./abcnews.al




Skip to toolbar