Nënshkrimi i marrëveshjeve në Berlin, Michel: Ballkani Perëndimor ka mbështetjen e BE-së

AKTUALITET


Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka përgëzuar liderët e BallPerëndior për nënshkrimin e tre marrëveshjeve rajonale për lëvizjen, që do të ndihmojnë në një treg të përbashkët në rajon.

“Përgëzoj liderët e Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tre marrëveshjeve rajonale mbi lëvizshmërinë sot që do të ndihmojnë në kthimin e tregut të përbashkët rajonal në realitet.


Ballkani Perëndimor gjithashtu mund të llogarisë në mbështetjen e BE-së në sektorin e energjisë dhe me përforcimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride”, shkruan Michel në Twitter.

Marrëveshja parashikon lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe njohjen dhe kualifikimet për profesionistët. 




Skip to toolbar