Trajneri Sylvinho, i pyetur nëse do të marrë nënshtetësinë shqipatrem njëjtë si De Biazi kur kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në europian, ka thënë se ndihet shqiptar në shpirt.
De Biazi e mori nënshtetësinë shqiptare, po ju do ta merrni?
Sylvinho: Unë jam shqiptar, në zemër jam shqiptar. Ai ka bërë një rrugëtim të bukur, kjo e dyta është një ëndërr. Për mua është një nder të jem trajner i kombëtares, diçka shumë e bukur.
Sylvinho ka reaguar gjithashtu dhe pas lajmeve për një krisje të mes kombëtares shqiptare dhe sulmuesit Armando Broja.
Sylvinho tha se kjo nuk është e vërtetë, por atij i duhet kohë që të rikuperohet për shkak të dëmtimit. Trajneri i kuqezinjve tha se e mirëpresin Brojën mes tyre kur të jetë në formë.
“Kam parë postimin, kam dëgjuar që flitet shpesh për Brojën sikur s’ka pasur dëshirë. Ju siguroj që janë gjëra që nuk ekzistojnë dhe nuk ka asgjë të vërtetë në këto që nuk shkruhen, e respektoj si lojtar, por ne duhet të respektojmë edhe shëndetin tij.
Herën e fundit që erdhi me komb u stërvit shumë pak. Ne kemi bërë grumbullimin dhe ai nuk kishte hyrë në fushë ende. Është lojtar që nga 11 nëntori ka bërë praktikisht 11 muaj pa luajtur një ndeshje 90 minuta, ai ka nevojë dhe e di, që të riaftësohet me qetësi, nuk është e lehtë.
Ka nevojë të rikuperohet të jetë në formë sa më shpejt, është një lojtar shumë i mirë, por duhet të jemi të kujdesshëm. E mirëpresim kur ai të jetë në formë”, tha Silvinjo.