Nëntë të vdekur dhe 17 të zhdukur për shkak të shirave të dendur në Kinë

BOTA


Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë mbeten të zhdukur për shkak të shirave të dendur në Kinë, njoftoi media shtetërore të mërkurën.

Shirat e dendur kanë goditur Kinën jugore dhe juglindore që nga e diela. Autoritetet në provincën bregdetare të provincës juglindore Guangdong raportuan pesë vdekje ndërsa 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Provinca Lindore e Fujian-it dëshmoi reshje të dendura shiu që nga e diela pasdite, duke rezultuar në katër të vdekur, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në Vuping u shembën 378 shtëpi dhe u dëmtuan 880 hektarë tokë të kultivuar nga rrëshqitjet e dheut për shkak të shirave të dendur.



Skip to toolbar