“Nëse ndjek rrugë radikale çoje deri në fund”/ Salianji: Rama nuk mban marrëveshje. Zbatimi i Kushtetutës, prioritet

Më të fundit


Deputeti i PD Ervin Salianji, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC Neës u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk është njeri që mban marrëveshje, ndërsa nënvizoi se duhet të prevalojë e drejta Kushtetuese.

Ndër të tjera theksoi se sipas tij nuk do të ketë një reformë zgjedhore, pasi sipas tijë shtë kryeministri Edi Rama ai që nuk do të arrihet një reformë e tillë.


“Unë mendoj që ka vetëm një interes të madh publik, dhe ai është zbatimi i Kushtetueses. Unë nuk e di dhe fakti që Nazarko e mbron, them se për PD nuk është se ka dalë me ndonjë fitore të madhe”, u shpreh ai.

Pjesë nga biseda në studio:

Mentor Nazarko: Unë të them që reagon sepse nuk je i përfshirë dhe do që marrëveshja të jetë më e gjerë.

Ervin Salianji: Unë them që t’i e bën sepse ke interesat e tua. Unë kam depozituar një projektligj dhe kam thënë me emër për amnistinë, të përjashtohem nga amnistia dhe kam depozituar amendim për këtë. Pra duhet ndjekur logjika politike. Unë nuk bëj dot me gjasme në politikë sepse kam një koherencë.

Unë kërkoj 8 komisione dhe të them që nuk kam njerëz, si nuk kam njerëz unë?

Nëse i marrim 8 që duhet t’i marrim, kemi njerëz që ç’ke me atë punë. Kush mendon që do të ketë reformë zgjedhore, më e pakta është naiv. Nuk e do Edi Rama. Komisioni i Venecias thotë që nuk duhet të ketë ndërhyrje një vit para. Nuk mund të jetë ligji dhe pak i mirë dhe një çik i mirë. Unë mund të them që me këtë ligj nuk mund të ketë hetim parlamentar. Ky ligj është i keq dhe duhet të jepet e drejta siç e parashikon Kushtetuta që pakica parlamentare që siç ka pasur një traditë në këtë vend. Ne jemi duke folur në parim dhe kur bëjmë kërkesa në parim jemi gabim këtu. Interesi publik fiton vetëm nëse i qëndron parimit.

Ky nënkomision duhet qartësuar dhe nuk duhet të lëmë asnjë diskutim, a bëhet fjalë këtu për reformën në drejtësi?

A bëhet fjalë për reformë territoriale, apo amnisti?

Këto na takon ne që t’i sqarojmë. Prevalon e drejta Kushtetuese përpara dhe më pas vijnë të tjerat.

Këtë rrëmujën përse e bërë deri tani?

Ervin Salianji: Jam i mendimit nëse ndjek një rrugë radikale edhe pse nuk e kam futur unë, çoje deri në fund. Nuk ka marrëveshje me Ramën.

Si qenka kjo punë që tani ka? Po nuk ndodhi çfarë do të themi, apo hë se Rama na e hodhi! Ta ka hedhur 10 herë, nuk mban marrëveshje ai. Doli dje edhe tha, – ku jam ul unë me këta… Përveç interesit publik për mua si deputet prevalon interesi publik. Por si deputet i PD-së për mua prevalon fitorja e PD. A ka interes PD nga kjo? Unë them që nuk ka.




Skip to toolbar