Netanyahu: S’kemi ndërmend as të pushtojmë përgjithmonë Gazën!

BOTA


Në një dalje për mediat, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se, vendi i tij nuk ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë Gazën dhe as të zhvendosë popullsinë e tij civile.

Ai shtoi më tej se, shteti hebre “po lufton terroristët e Hamasit, jo popullsinë palestineze, dhe ne po e bëjmë këtë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar”.


Ndërkohë, ushtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) vazhdojnë të operojnë në Al-Maghazi dhe Khan Yunis. Trupat identifikuan një celulë të armatosur terroriste dhe e penguan atë teksa doli nga një pus. Gjatë aktivitetit u identifikuan tre terroristë që mbanin AK-47.




Skip to toolbar