Nga Londra në Sidnej, bota përfshihet nga protestat dhe arrestimet

AKTUALITET


Protesta masive janë zhvilluar në disa kryeqendra botërore kundër ndryshimeve klimaterike.

Në Londër policia ka nisur arrestimet e para, ndërkohë që mësuesit nxisin nxënësit të dalin në rrugë dhe të bashkohen me protestën masive të frymëzuar nga eko-aktivistja Greta Thunberg.

Protestat e para nisën në Sidnej dhe më pas u përhapën në Delhi, Londër dhe Los Angeles.

Daily Mail raporton se mijëra të rinj kanë zbritur në rrugët e kryeqytetit Britanik ndërsa disa persona janë arrestuar pasi kanë shkelur rregullat e protestës, sipas të cilave ata duhet të mblidhen në një vend specifik në Westminster, në Londrën qendrore.

Shumica e protestues janë nxënës të shkollave të mesme që kanë lënë mësimin ndërsa do t’i bashkohen edhe qindra mijëra punëtorë.

Politikanët kanë qenë të ndarë nëse fëmijët duhet të lënë mësimin për të marrë pjesë në protestat e klimës, me udhëheqësin e Punës Jeremy Corbyn dhe kryetarin e bashkisë së Londrës Sadiq Khan në mesin e tyre.

Drejtuesit e shkollave shtetërore u kanë bërë thirrje të rinjve të mos marrin pjesë në protesta, duke thënë se ata e kuptojnë forcën e ndjenjës për këtë çështje, por kanë shqetësime për sigurinë e jetës së nxënësve.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Londrës Khan i bëri thirrje Qeverisë të ‘përshpejtojë’ aksionin mbi ndryshimin e klimës, duke shtuar: ‘Unë jam duke qëndruar në shenjë solidariteti me të gjithë ata që marrin pjesë në protestën Globale të Klimës.

“Këtu në Londër, stafi i Bashkisë së Qytetit gjithashtu janë inkurajuar të vëzhgojnë protestën duke marrë kohë nga dita e tyre për t’i dërguar një mesazh botës, që Londra kërkon veprime më ambicioze për klimën nga qeveritë”, tha ai.

Sidoqoftë, ministri i biznesit dhe energjisë Kwasi Kwarteng tha se ai nuk mund të mbështesë fëmijët që largohen nga shkolla për të marrë pjesë në protesta, të cilat janë frymëzuar nga eko-aktivistja adoleshente Greta Thunberg.

Ndërsa John Sauven, drejtori ekzekutiv i Greenpeace në Mbretërinë e Bashkuar, tha që grevistët e shkollës kanë treguar që pushteti i njerëzve mund të lëvizë qeveritë.



Skip to toolbar