Ngërçi mes PS dhe Rithemelimit, Nikolla mbledh sot Konferencën e Kryetarëve

Më të fundit


Mazhoranca dhe një pjesë e opozitës janë shumë afër dakordësisë për të kthyer në normalitet veprimtarinë e Parlamentit pas 5 muaj krize. Pritet që kjo dakordësi të zyrtarizoht sot gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve që ka thirrur kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla.

Një ditë më parë burime thanë se Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Bledi Çuçi u takua në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit me homologun e tij demokrat Gazment Bardhi.

Sipas burimeve ata janë shumë pranë marrëveshjes politike, duke negociuar  kërkesat e deputetëve mbështetës së Ish-Kryeministrit Berisha dhe Kreut të Grupit Parlamentar demokrat Bardhi, për ngitjen e disa komisioneve hetimore parlamentare, sikunder rikompozim të Komisionit të Posaçëm parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe ndryshimin e bashkëkryesimit të tij nga opozita.

Negociatat mes palëve u komentuan edhe nga Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla gjatë një takimi që ajo pati me të dërguarin me punë të SHBA në Tiranë Daviz Uizner. Nikolla nënvizoi në takim se palët po përpiqen për rikthimin e veprimtarisë së Kuvendit në normalitet.



Skip to toolbar