Ngjela: Pse është shqetësuar kaq shumë Greqia për arrestimin e Belerit?

Më të fundit


Nga Spartak Ngjela

Çfarë ka kështu qeveria e Greqisë që na qenka shqetësuar kaq shumë për arrestimin e një individi të zakonshëm qe quhet Beleri dhe që ka shkelur ligjin penal shqiptar?


Pse me thirrje qesharake do lirohet një kriminel nga burgu?

E dinë këta që Shqipëria është shtet sovran, dhe SPAK-u nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare?

Por…about:blank

Sipas shenjave politika e lartë greke ka frikë se mos Beleri, nën arrest, pranon që paratë për të blerë votat ia ka dhënë qeveria greke.

E bukur do të jetë po të dalë kjo.

Por edhe e turpshme, sigurisht.

Po ku ka grekë në Himarë, o ditëzinj!!

Aaa, po, ka të blerë si Beleri…

Dhe kjo është qesharake.

Por të shohim nga i ka marrë paratë ky Beleri.

Sepse shenjat e acarimit të qeverisë greke tregojnë frikë për pagesën.

SPAK-u e ka në dorë. Prandaj do presim.

 Por, prokurori i Prokurorisë së Posaçme, a do ta pyesë së kush e ka financuar dhe për kë ka punuar një palaço antishqiptar që ka blerë vota në Himarë?

Sigurisht që po… Por, për faktin që e kanë arrestuar, shenjat janë se kanë prova nga kush është financuar i arrestuari.

E pra, “këtu fle lepuri”, thonë shumë bukur në  Gjirokastër për një çështje të fshehur.

Prandaj të presim.




Skip to toolbar