Ngrihet sërish alarmi në Itali, anija me 500 emigrantë rrezikon mbytjen

BOTA


Rreth 500 emigrantë kanë kërkuar ndihmë nga brigjet e Siçilisë, pasi rrezikuan të mbyten. Mediat italiane raportojnë se alarmi erdhi ditën e sotme, pak ditë nga tragjedia ku u mbytën të paktën 72 emigrantë.

Organizata, e cila operon një linjë telefonike emergjente për emigrantët në rrezik në det, tha në Twitter se kishte informuar “autoritetet kompetente” për ndërhyrje emergjente. Anija u largua nga Libia dhe ndodhet në jug të Siçilisë në zonën detare të kërkimit dhe shpëtimit (SAR) të Italisë, shtoi Alarm Phone.


Reagimi i Italisë në shpëtimin e emigrantëve në det u vu nën mikroskop pas mbytjes së anijes në 26 shkurt pranë rajonit të Kalabrisë në jug të vendit, ku humbën jetën të paktën 72 emigrantë.

Por kjo tragjedi nuk ndaloi flukset e parregullta të emigrantëve, teksa pothuajse 3,000 njerëz erdhën në Itali prej të mërkurës, krahasuar me rreth 1,300 për gjithë marsin e vitit të kaluar.

Vetëm dje në ishullin Lampedusa kanë mbërritur 1869 emigrantë me 41 varka të ndryshme, siç raporton agjencia ANSA, duke folur për një numër rekord.




Skip to toolbar