Nis “beteja” brenda llojit/ Listat e hapura, betejë për mbijetesë te ‘madhështorët’

Më të fundit


Beteja brenda llojit ka nisur. Socialistët po masin forcat në listë të hapur ndërsa rezultati i 11 majit ka hapur një gropë të thellë tek kandidatët demokratë.

Në Tiranë, beteja për vendin e parë po bëhet mes Blendi Gonxhes, Ervin Hoxhës dhe Erion Braces ndërsa nga zonjat gara është mes Anila Denajt dhe Antoneta Dedej.  Ndërsa numri i ulët i mandateve që ka marrë PD në kryeqytet po përball Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabakun. Që numrat i japin avantazh mjekut.

Ne Fier, Klevis Jahaj, ish drejtori i Ujësjellësit, kryeson listën e socialistëve, ndërsa drejt Kuvendit është edhe Zegjine Çaushi. Kjo e fundit, në rast se arrin të ulet do të këtë një mision të vecantë, përballjen jo më në distancë, por në sallën plenare me Gazment Bardhin.

Në këtë qark, PD jo që nuk nxjerr asnjë deputet në listën e hapur, por rrezikon edhe atë të mbyllurën.

Në Vlorë, listën e socialistëve e kryesojnë dy deputetët Gjiknuri dhe Sinaj, te cilët ndiqen nga ish drejtori i arkivave, Ardit Bido.

Nga PD në këtë qark u votua me shume Petraq Gjikuria, greku nga Amerika, qe mori votat e Belerit në Himarë, por e ndoqi fati i mandatit të mentorit të tij.

Kurse në Gjirokastër në krye të listës ëshët Termet Peci, ish kryebashkiaku I Tepelenes.  Po një tjetër një tjëtër kryebashkiak, po udhëheq edhe listën e Dibres, Agron Malaj, rezulton më I votuari në këtë qark.   Kurse në Gjirokastër nga pd, Arben Ristani doli më pak i votuar se një grua nga Përmeti.

Në Dibër, pd humbi gjithë listën e hapur. Më i votuari rezulton ish deputeti i LSI Përparim Spahiu, pas tij, Gjunkshi dhe Basir Collaku.

Në Shkodër, ish kryebashkiaku Bardh Spahiu dhe Ted Kopliku po shkojne drejt Parlamentit ndërsa me votuara nga Socialistët Edona Bilali, rrezikon karrigen e deputetit.

Ne Durres, kryeson ish prokurori i shkarkuar nga Vetingu, Arian Ndoja, te cilit iu bë atentat ne 2019 ne makine me rrumin e shijakut. Ai po rivalizohet nga Aulon Kalaja. Ndërsa nga socialistët më shumë vota ka Arkend Balla.

Ne Kukes, mandatin e dyte e fitoi Shkelqim Shehu. Isuf Çela duhet të lerë kostumin e deputetit, ndërsa e fundit u rendit kandidatja Peka. Ndërsa socialistët cojnë në kuvend vetëm Eduart Shalsin nga lista e mbyllur.

Ish gjyqtari Gjin Gjoni po blindon mandatin e tretë të deputetit në Lezhë, kurse të katërtin kreu i PD, Mirditë, Aleksandër Lala. Kurse Pranvera Skana nga PS është me pranë marrjes së mandatit.

Në Elbasan, listën e hapur të socialistëve e kryeson Sara Mila, kurse më i votuari nga PD del deputeti Qani Xhafa, kurse tenori Kllogjeri i duhet t’i kthehet muzikës.



Skip to toolbar