Nis ndërtimi i pallateve, Rama: Më të forta se para tërmetit

AKTUALITET


Kryeministri Rama ka inspektuar nga afër mëngjesin e së shtunës, nisjen e rikonstruksionit të pallateve të dëmtuara nga tërmeti në qytetin e Durrësit, në zonën e plazhit. Kryeministri tha se kanë nisur punimet për pallatet e dëmtuara nga tërmeti dhe këto punime po financohen nga vetë ndërtuesit të cilët po bëjnë përforcim strukturor dhe meremetim tërësor muraturash të dëmtuara, bazuar në  standardet e EUROCOD-it.

Sipas kryeministrit këto pallate e kanë mbajtur mirë goditjen nga ana e strukturës, por me këto përforcime do të jenë shumë më të forta se sa përpara tërmetit.


Rama bisedoi dhe me inxhinieret që kanë marrë përsipër riparimin e pallatit si dhe grupet e punës në terren.

“Po përforcojmë kolonat. Po bëjmë punimet nga bodrumi poshtë. Kemi bërë ashensorët. Kemi mbathur kolonat dhe i kemi zgjedhur. Që objekti të jetë sa më i fortë dhe i qëndrueshëm”, tha një nga inxhinierët i cili tha se kjo punë do të përfundojë brenda 3 muajve.

“Më shumë ka rëndësi që ta shohin dhe te tjerët, dhe njerëzit që presin që të hyjnë në këto godina. Eshtë psikologjike. Dhe unë të isha dhe ata që e kanë parë, nuk mund të futen në një shtëpi ku mendojnë se do i këputen kolonat”, tha kryeministri.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, qeveria ka marrë përsipër rindërtimin e banesave të shembura nga ky tërmeti.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Durrës, Plazh – Kanë nisur punimet për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në shkallën DS3 (nevojë për përforcim strukturor dhe meremetim tërësor muraturash të dëmtuara), bazuar mbi projekte të financuara nga vetë ndërtuesit dhe të miratuara vetëm mbi standartet e EUROCOD-it👍Pallatet e shkallës DS3 e kanë mbajtur mirë goditjen strukturalisht, por me këto përforcime do të jenë shumë më të forta se sa përpara tërmetit💪https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 28. Dezember 2019



Skip to toolbar