Nis puna për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës, devijohet trafiku në Vorë

AKTUALITET



Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po kryhen punime në autostradën Tiranë-Durrës dhe ka një devijim të qarkullimit. Sipas ARRSH po riparohen shtresat asfaltike dhe trafiku është devijuar në Vorë, por nuk ka probleme.

“📌Kanë filluar punimet për riparimin e shtresave asfaltike 🚜 në autostradën Tiranë-Durrës 🛣
📍Në Vorë është bërë devijimi i trafikut ⚠️ pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve 🚗”, deklaron ARRSH.