Nis shërbimi për pajisje me kartë identiteti për shtetasit shqiptarë rezidentë në Francë dhe Suedi

AKTUALITET


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ka nisur sot shërbimi për pajisje me kartë identiteti dhe pasaportë për shtetasit shqiptarë rezidentë në Francë.

Kujtojmë se i njëjti shërbim ka nisur ditën e djeshme për shqiptarët rezidentë në Suedi, ndërsa që prej ditës së nesërme më datë 04.02.2021, shërbimi për pajisjen me dokumente ID do të nisë edhe në Ambasadën shqiptare në Berlin.


MEPJ fton të gjithë shtetasit shqiptarë të aplikojnë në portalin ‘e-Albania’, duke ndjekur udhëzimet e nevojshme.




Skip to toolbar