Nis sot vaksinimi anti-COVID në Shkodër

AKTUALITET


Ditën e sotme, do të nisë procesi i vaksinimit anti-COVID në qytetin e Shkodrës.

Procesi i vaksinimit do të zhvillohet në ambientet e godinës së klubit sportiv Vllaznia. Janë 1000 mjekë dhe infermierë në Shkodër që pritet të marrin vaksinën Pfizer.


I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Kjo vizitë e paralajmëruar e Ramës, ka mobilizuar fermerët të cilët janë mbledhur për të protestuar. Për pasojë, policia ka marrë masa.

Ambientet e pallatit të Sportit në Vlorë janë bërë gati për të nisur procesin e vaksinimit. Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha.

Nuk dihet ende kur do të nisë vaksinimi, ndërkohë që prezente do të jetë edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Mbrëmë në Shqipëri mbërritën 7020 doza nga “Pfizer”, ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi më herët se do të vijohet me qendrat e vaksinimit në Shkodër, më pas me Vlorën, ndërkohë që stafi i Durrësit, Elbasanit do të vaksinohen në Tiranë.




Skip to toolbar