Nis takimin Këshilli Politik, të pranishëm dhe ambasadorët. PD me propozim të ri

AKTUALITET


Një propozim i ri i opozitës së bashkuar, për të cilin u konsultuan kokë më kokë liderët Lulzim Basha e Monika Kryemadhi bashkë me Oerd Bylykbashin e Petrit Vasilin, pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e sapo nisur të Këshillit Politik.

Sipas “News 24” burime brenda PD-së, konfirmojnë se janë në prag të arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, pritet që propozimi i tyre i ri të diskutohet në Këshillin Politik, ku krahës palëve politike, marrin pjesë edhe ambasadorët e SHBA-ve, Yuri Kim, BE-së, Luigi Soreca, OSBE-së, Bernd Borchardt, Britanisë së Madhe, Duncan Norman.





Skip to toolbar